Bilanci tragjik nga Italia: 756 persona humbin jetën brenda 24 orëve, konfirmohen 5,217 raste të reja

schedule18:11 - 29 Mars, 2020

schedule 18:11 - 29 Mars, 2020

Vazhdon bilanci tragjik në Itali. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 756 persona. Kështu numri total i viktimave shkon në 10,779

Vetëm gjatë ditës së sotme vendi ka regjistruar 5,217 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, numri i të prekurve në total shkon në 97, 689.

Numri i personave që janë shëruar është 646. Italia vazhdon të mbetet shteti më i prekur nga koronavirusi në Evropë. Vendin e dyte e mban Spanja me 78,799 raste të konfirmuara dhe 6,606 viktima si pasojë e Covid-19. /abcnews.al