Bilanci në krahasim me vjet: Vllaznia super, Tirana e Kukësi “pikiatë”

schedule17:44 - 7 Shkurt, 2021

schedule 17:44 - 7 Shkurt, 2021

Gjysma e Superiores përfundoi sot, me një fitore të Kastriotit kundër Kukësit. Shumë gjëra kanë ndryshuar nga vjet, teksa esktremet përfaqësohen nga Vllaznia dhe Bylisi.

Shkodranët janë ekipi me plusvalencën më të madhe të pikëve, pasi kanë grumbulluar 37 pikë, 11 më shumë se në të njëjtën periudhë të sezonit të shkuar.

Bylisi, që renditet i fundit, në këtë kampionat ka marrë vetëm 12 pikë, 18 më pak se vjet. Një bilanc krejtësisht negativ, sikurse Skënderbeu që ka gjysmën e pikëve (12) të sezonit të shkuar në përfundim të fazës së dytë të kampionatit.

Pikiatë edhe Tirana e Kukësi, që ishin në krye në sezonin 2019/20. Kampionët në fuqi tani kanë në llogarinë e tyre gjashtë pikë më pak, kurse verilindorët pesë. Trend rritës për Laçin dhe Teutën, që numërojnë nga dy pikë më shumë se vjet.

Gjithsesi problem është fakti që vendi i parë sivjet është 7 pikë larg dhe jo katër, sa në gjysmën e sezonit të kaluar. Tre pikë më shumë edhe për Partizanin, që i është vënë Vllaznisë kryesuese. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!