Bilanci i fundit: Mbi 10 mijë qytetarë do kalojnë ndërrimin e viteve në çadra

schedule11:29 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 11:29 - 30 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë pas tërmetit të 26 nëntorit, Komitetin Kombëtar të Rindërtimit.

Mbledhja është duke u mbajtur në Kryeministri, ndërsa ministri Bledi Çuçi ka bërë bilancin e  dëmeve nga tërmeti dhe banorëve që janë të strehuar aktualisht në hotele dhe çadra.

Shifrat nga Emergjencat:

3613 persona janë në hotele

10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit

39310 objekte janë verifikuar

3580 të pabanueshme në Durrës

72 objekte janë shembur

10 në Tiranë

7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë:

Në Durrës 1310 familje

Në Shijak 1187

Në Tiranë 2274

Në Vorë 499

Në Kavajë 176

Në Kamëz 270

Në Lezhë 610

Arsimi:

53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan

Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla

14 në Tiranë

7 në Lezhë

28 shkolla janë meremetuar në Durrës

Riparimet:

887 leje në Tiranë

12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia:

8 pacientë janë të shtruar te Trauma

3 janë dërguar për specializim jashtë vendit