Bilanci 5 mujor i platformës së bashkëqeverisjes

schedule15:53 - 25 Mars, 2018

schedule 15:53 - 25 Mars, 2018

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik raportin 5 mujor të bashkëqeverisjes me qytetarët. Në total kanë marrë zgjidhje rreth 4500 ankesa shumica e të cilave ia janë adresuar ministrisë së drejtësisë.

Vetëm dy minuta kohë i kërkon kryeministri Edi Rama shqiptarëve të lexojnë bilancin 5 mujor të platformës së bashkëqeverisjes Shqipëria që duam.al.

“Për të kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”.

Në 5 muaj 4454 shqetësime janë zgjidhur në nivel qendror. 553 janë ende në proces. Vendin e parë për numrin e ankesave e mban ministria e drejtësisë me 1326 ankesa, e ndjekur nga ministria e shëndetësisë me 454 ankesa. Listën e institucioneve e mbyll ministria e shtetit për diasporën me 5 ankesa.

Në rang qarku Tirana kryeson në listën e institucioneve me numrin më të lartë të ankesave, 187 nga 470 gjithsej. Të gjithë këta qytetarë kanë marrë zgjidhje nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes.

Në raport nuk mungojnë edhe histori konkrete të qytetarëve që tregojnë se sot nuk kanë më probleme me shtetin pasi i janë drejtuar portalit shqipëriaqëduam.al./abcnews.al