Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 48,000. Ndërsa, numri i amerikanëve të infektuar është rritur me 200,000 persona më shumë për vetëm dy javë.
Në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 2,229 persona në vend, duke shënuar një ulje të lehtë në numrin e viktimave pasi të mërkurën numri i vdekjeve ishte 2,400.
Ndërsa, bilanci total i viktimave në të gjithë vendin është rritur në 48,035. Kurse, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 856.584. Shteti i New York-ut, epiqendra e epidemisë në SHBA, raportoi 474 vdekje të reja. Numri i të vdekurve në këtë shtet ka vazhduar të ulet në gjashtë ditët e fundit. /abcnews.al/