Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanc lufte, rreth 20 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

schedule14:59 - 9 Shkurt, 2023

schedule 14:59 - 9 Shkurt, 2023

Ka shkuar në 19,300 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka shkuar në 16.170.

Zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë kanë raportuar 1,262 viktima ndërsa rreth 1,900 njerëz kanë vdekur në zonat veriore të kontrolluara nga rebelët.

Në total, mendohet se kanë humbur jetën 19,362 njerëz si pasojë e tërmetit vdekjeprurës në Turqi dhe Siri.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga  pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!