Bie niveli në Fierzë, kuotat nën mesatare, KESH: Prurjen thuajse të përgjysmuara nga 1 javë më parë

schedule16:15 - 24 Shtator, 2022

schedule 16:15 - 24 Shtator, 2022

Nga Erblina Mile

Bie niveli i ujit në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike  në liqenin e Fierzës niveli  i ujit rezulton se është 268 metra nga 269 që ishte disa ditë më parë. Në hidrocentralet e tjera niveli ka pësuar një ulje me gati 2-3 metra ndërsa prurjet janë përgjysmuar. Nëse bëjmë një vlerësim rezulton se kuotat në kaskadë janë nën mesataren historike .

Sipas rregullores së KESH për Fierzën niveli i liqenit në periudhën 1 prill, 1 tetor parashikohet në kuotën 295 metra i cili rezulton shumë herë më i lartë nga sa është aktualisht.

KESH tashmë po plotëson nevojat e vendit me energji nëpërmjet importit dhe prodhimit në hidrocentrale.

.Ekspertët parashikojnë një dimër të vështirë në aspektin energjitik. Ndërkohë që shpresat janë te reshjet e shiut. Sipas parashikimeve meteorologjike java e ardhshme pritet të shoqërohet me reshje intensive që do të prekin të gjithë vendin

Në bursë çmimet  e energjisë elektrikë që prej një jave luhaten në rreth 400 euro për megavatorë.

Tashmë qytetarët shqiptarë që prej 1 tetorit  pritet që të përballen me kosto të shtuara pasi është vendosur shtrenjtim për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kwh. Qeveria ka parashikuar gjithashtu mbështetje për 2 mijë familje edhe për prodhimin e energjisë nga panelet diellore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!