Një i ri ka humbur jetën tragjikisht në Përmet. Abcnews.al mëson se i riu Endrit Baçi 30 vjeç duke udhëtuar me biçikletën e tij mbi pasarelën pranë fshatit Kutal ka rrëshkitur nga një lartësi 10 metra duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00, kur i riu banori fshatit u largua nga banesa dhe më vonë dëshmitarë panë trupin e tij të pajete poshtë një ure. /abcnews.al



