Hidhet nga ballkoni bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj

schedule13:50 - 2 Gusht, 2018

schedule 13:50 - 2 Gusht, 2018

Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë. Bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, me profesion stomatologe, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit në kryeqytet.

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion stomatologe u vetëflijua duke u hedhur nga një pallat në rrugën “Pashko Vasa” në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë, teksa dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikike e 37-vjeçares.

Ajo u hodh nga kati i 8 i apartamentit ku jetonte prej 10 vitesh. Sipas burimeve, bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, ishte në banesën e prindërve në momentin kur kreu vetëvrasje. Ajo jetonte një kat më lart në të njëjtën shkallë. Nëna e një vajze 11-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj kaloi Vettingun, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në vendngjarje kanë nisur hetimet e para, ndërsa mësohet se ndodhet edhe i ati i dentistes së vetëflijuar.

Gjyqtari i Krimeve të Rënda ishte në Shkodër kur mori vesh për ngjarjen, duke u nisur drejt kryeqytetit./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!