EMRI/ Bie nga lartësia e kantierit, humb jetën punëtori në Tiranë

schedule14:34 - 3 Prill, 2024

schedule 14:34 - 3 Prill, 2024

TIRANË- Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia ku po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Kodrën e Diellit” në Tiranë, paraditen e kësaj të mërkure.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari Sinan Baci nuk arrit të mbijetonte. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!