Bie çmimi i karburanteve në vend

schedule15:20 - 9 Janar, 2019

schedule 15:20 - 9 Janar, 2019

2019  ka nisur me një rënie të lehte te çmimit të karburanteve ne vendin tone. Në pikat e tregtimit me pakicë në vend, një litër naftë tregtohet me 172 lekë dhe një litër benzinë me 173 lekë, nga 182-183 lekë që arritën çmimet në fund të muajit tetor.

Në Shqipëri nafta ka zbritur sërish në nivelet e fillimit të 2018-s, pasi ishte rritur dy herë përgjatë muajve qershor dhe tetor, përkatësisht me nga 5 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se rënia e çmimeve është reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku nafta gjatë muajit dhjetor 2018 zbriti në 50 dollarë për fuçi.

Pavarësisht rënies në tregun vendas, çmimet e karburantit në Shqipëri vijojnë të jenë ndër më të lartat në botë. Sipas Global Petrol Price, që publikon çmimet e karburantit në gjithë botën, Shqipëria është e 12-a ne nivel global, per cmimin e shtrenjtë te karburantevee, duke u renditur pas shteteve me të ardhura për frymë shumë më të larta se ne venbdin tone: si Hong Kongu, Monako, Holanda, Italia apo Greqia.  Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzene.

Në  këtë mënyrë Shqiperia renditet e para per karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë ./abcnews.al/