Biden komenton shënimin e Trump: Më la një letër shumë bujare

schedule08:26 - 21 Janar, 2021

schedule 08:26 - 21 Janar, 2021

Ndonëse nuk e priti inaugurimin, Donal Trump i la një shënim pasardhësit të tij, Joe Biden. Ndërkohë, presidenti i ri e ka komentuar këtë shënim, duke u treguar mjaft i rezervuar.

“Presidenti shkroi një letër shumë bujare,” u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Për shkak se ajo ishte private, nuk do të flas për të para se të flas me të, por ajo ishte bujare,” tha Presidenti Biden.

Gjatë ceremonisë së betimit, Biden nuk hezitoi t’i referohej “plagëve të Republikës Amerikane”, drejtpërdrejt, pa referenca të veçanta për të kaluarën, por me referenca të vazhdueshme në Amerikën e së ardhmes dhe Republikës, madje duke pranuar se kishte një  ‘luftë civile’.

Amerika është testuar,” tha ai, duke u bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të mobilizohen që demokracia të mbizotërojë.

Joe Biden, është presidenti i dytë në historinë e vendit, pas John F. Kennedy , që u betua një Bibël, një relike të familjes së tij. Ai më vonë arriti në Kapitol me gruan e tij, Jill  dhe Kamala Harris , i cili u shoqërua nga Oficeri i Kapitolit  Eugene Goodman, që u dallua në rezistencën e tij gjatë trazuarave pak ditë më parë. g.v/abcnews.al