Nuk e priti, por Donald Trump i la Joe Biden një shënim para se të largohej

schedule15:15 - 20 Janar, 2021

schedule 15:15 - 20 Janar, 2021

Ndonëse nuk priti inaugurimin, Presidenti Donal Trump i ka lënë një shënim pasardhësit të tij, Joe Biden, sipas një burimi nga Shtëpia e Bardhë.

CNN duke iu referuar burimeve raporton se përmbajtja e shënimit nuk dihet ende.

Lexo edhe: Trump mban fjalimin fundit: Për mua, nder të isha president i Amerikës

Kujtojmë se, një nga  traditat moderne të Ditës së Inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira.

Kjo zakonisht lihet në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale. g.v/abcnews.al