“Biden ka të ngjarë të tërhiqet nga gara dhe Trump të jetë president”, diplomati: Von der Leyen në krye të KE-së, vendim pozitiv për Kosovën

schedule16:31 - 28 Qershor, 2024

schedule 16:31 - 28 Qershor, 2024

Joe Biden dhe Donald Trump zhvilluan të enjte mbrëma debatin e parë historik presidencial, ku pati debate për emigracionin, ekonominë dhe luftërat në Ukrainë dhe Gaza.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, diplomati Blerim Canaj u shpreh se secilido nga kandidatët të fitojë, do të jetë presidenti me moshën më të madhe në SHBA.

Sipas Canajt, Biden ka mundësi të tërhiqet nga gara dhe Trump të jetë sërish president.

“Të them të drejtën, kur i shohim të dy si fizik janë që të dy në një moshë të shkuar dhe secilindo që të zgjidhet do kemi të bëjmë me presidentin me moshën më të madhe në Amerikë. Trump nuk na befasoi me diçka, por është dhe një farë stili i politikbërjes së Trumpit që shpesh dhe i funksion atij.

Pas debatit të djeshëm, po flitet se ka mundësi të tërhiqet Biden nga gara dhe ka të ngjarë që ne president të kemi sërish president Donald Trump”.

Sa i përket vendimit të Këshillit Europian, i cili i dha dritën jeshile për të rinovuar mandatin e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian për pesë vjet të tjera, Canaj e konsideroi pozitiv, pasi ajo ka një përvojë dhe kompetencë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“T’ju them të drejtën nëse do të varet nga vota e Parlamentit Europian, nuk e besoj të ndryshoj sa i përket rrugëtimit politik. Duke pasur ndikimin që ka Gjermania në raport me Francën, duket se nuk do të ndryshojë. Duke pasur parasysh emrin dhe figurën, do të vazhdojmë me të njëjtën rrugë që kemi pasur.

Estonia është mirë, madje kemi pasur dhe mbështetje ne si Kosovë. Më gëzon fakti që edhe më tutje është Ursula von der Leyen, për shkak të kompetencës dhe një farë pervoje që ka mes dialogut Kosovë Serbi. Është mirë që janë shtete njohëse, është mirë që kemi një gjermane dhe më tutje me një pozicion të rëndësishëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!