Biden i zemëruar me Obamën dhe demokratët e tjerë, mendon se e tradhtuan

schedule14:22 - 20 Korrik, 2024

schedule 14:22 - 20 Korrik, 2024

Joe Biden ndihet i tradhtuar nga demokratët, të cilët po përpiqen ta bindin të tërhiqet nga gara presidenciale. Sipas burimeve, presidenti ishte “i zemëruar” dhe personalisht i lënduar nga mënyra sesi po përpiqen ta largojnë.

Bashkëpunëtorët e 81-vjeçarit zbuluan për mediat amerikane se Biden foli për marrëdhënien e tij me Obamën dhe se ai tha se ndihej i “tradhtuar” dhe “i zemëruar” sepse ish-presidenti amerikan nuk e mbështeti gjatë fushatës kundër kandidaturës së tij për zgjedhjet e nëntorit.

Përveç Obamës, Biden ka një mendim të ngjashëm për demokratët e tjerë që kanë sugjeruar, publikisht ose privatisht, që ai të tërhiqet nga gara. Bëhet fjalë për Bill dhe Hillary Clinton, Nancy Pelosi, Adam Schiff dhe anëtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike.

Pavarësisht kësaj, duket se Biden do të vazhdojë të luftojë për tëë fituar zgjedhjet e nëntorit. Vendimi, nëse Biden do të tërhiqet, do të merret në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila do të mbahet nga 19 deri më 22 gusht në Chicago.

Partia Demokratike mund të ketë më shumë kandidatë që do të marrin pjesë në konventë me shpresën për të marrë statusin e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara.

Përveç zëvendëspresdentes Kamala Harris, emrat më të lakuar janë Gavin Neësom dhe Gretchen Whitmer, guvernatorët e shteteve federale të Kalifornisë dhe Michiganit.

/abcnews.al