Biden homazhe për Elizabeth II: Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës  

schedule19:08 - 18 Shtator, 2022

schedule 19:08 - 18 Shtator, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden kanë mbërritur këtë të diel në Londër për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka përshkruar monarken e ndjerë si “të mirë” dhe “të nderuar”.

Duke folur në Lancaster House, pasi nënshkroi librin zyrtar të ngushëllimeve, ai tha se “zemrat e vendit të tij janë me gjithë njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”.

Ai ka shkruar se britanikët ishin me fat që e kishin Elizabeth II udhëheqëse për 70 vite. “Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës”, mësohet të ketë shkruar ai, raporton BBC.

Biden dhe bashkëshortja e tij mbërritën në Westminster Hall, pasditen e sotme. Sakaë, sot është dita e fundit e homazheve, pasi nesër do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës. Elizabeth II, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në 8 shtator. Që prej asaj dite Briatnia është në zi, ndërsa në fron u ngjit menjëherë djali i saj Chareles. /abcnews.al