Biden ka folur sërish me Netanyahun, duke diskutuar “planet për të filluar transferimin e ndihmës humanitare në Gaza nga Egjipti”, thotë Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe detyrimin për të mbrojtur qytetarët e tij, ndërsa nënvizoi rëndësinë e veprimit në përputhje me ligjin e luftës për të përfshirë mbrojtjen e civilëve në Gaza të kapur në konfliktin e nisur nga Hamasi”, thuhej në deklaratë,
Biden, i cili vizitoi Izraelin në fillim të kësaj jave, ka qenë në kontakt të rregullt me Netanyahun./abcnews.al


