Biblioteka “Misto Treska” në Tiranë kthehet në qendër moderne leximi

schedule13:51 - 19 Tetor, 2018

schedule 13:51 - 19 Tetor, 2018

Një tjetër bibliotekë në Tiranë ndryshon pamje. Biblioteka “Misto Treska” është kthyer në një qendër moderne leximi. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se kjo është një mënyrë për të kthyer vëmendjen e të rinjve tek libri.



Të rinjve miq të librit në Tiranë iu shtohet edhe një tjetër mjedis dinjitoz leximi. Biblioteka “Misto Treksa” në njesinë administrative numër 10 ka përfunduar së rikonstruktuari, ndërsa fondit të saj i janë shtuar 500 tituj librash.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Po krijojmë hapësira që gjenerojnë energji pozitive. Në administratën e shkuar për shumë nga këto hapësira thoshin: Hë mo, bibliotekë është, kush e përdor? Pse nuk e privatizojmë, të marrim ca lekë dhe i shfrytëzojmë për bashkinë? Por, ne kemi arritur t’i mbrojmë thuajse me thonj këto hapësira publike nga privatizimi. Patjetër që duam të përdorim energji private, por pa humbur shansin ta negociojmë fort hapësirën publike në shkëmbim të çfarë mund të marrim nga privati. Ndaj, është sukses që e kemi ruajtur këtë si hapësirë apo disa hapësira të tjera të harruara më parë”.

Rigjallërimi i bibliotekave të lagjeve, theksoi kryetari i bashkisë Erion Veliaj, do të kthejë vëmendjen e të rinjve tek libri, por këto hapësira nuk duhet të jenë vetëm qendra leximi, por dhe mjedise ku të organizohen aktivtete të ndryshme sociale dhe kulturore.

“Bashkia e Tiranës sapo ka marrë përsipër ngritjen e muzeut të Ismail Kadaresë, do të bëjmë njësoj edhe me shtëpinë e Dritëro Agollit apo me vendtakimet e shkrimtarëve të tjerë, për të emetuar vlerat tona për të ardhmen. “

Rikonstruksioni i bibiliotekes “Misto Treska” vjen pas rehabilitimin të bibliotekës “Musine Kokalari” dhe “Petro Zheji”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!