Para nisjes së debatit për dekretin e Presdentit Ilir Meta për shfuqzimine datës së zgjedhjeve, seanca parlamentare nisi me betimin e Ramazan Gjuzit, si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Gjuzi u betua në seancën e sotme parlamentare. Ai vjen si deputeti më të ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën.
Pas betimit Kuvendi vijoi me mocionin me debat për dekretin e Metës, i cili shfuqizoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh. /abcnews.al