Abissnet Superiore rikthehet me dy duele mjaft të forta, të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Gjithçka nis prej orës 13:45 në qytetin e Laçit.
Vendasit duan kthesën pas humbjes ndaj Vllaznisë dhe përballë kanë Dinamon 18 herë kampione të vendit, që u kthye te fitorja javën e shkuar kundër Kastriotit.
Dy skuadra me pretendime, që sot do të luftojnë fort në fushën e blertë. E njëjta panoramë pritet edhe në duelin tjetër që është në program për sot prej orës 16:45.
Teuta kampione në fuqi, me Renato Arapin që do të debutojë në pankinë, kërkon rikthimin te fitorja, ndaj Vllaznia që do vazhdimësinë pas fitoreve me Kastriotin e Laçin. / abcnews.al