Beteja kundër racizmit, Gnabry dhe e gjithë Bundesliga në protestë!

schedule19:23 - 6 Qershor, 2020

schedule 19:23 - 6 Qershor, 2020

Pierre Kunde, mesfushori i Mainz, dhe ylli i Bayern Munchen, Serge Gnabry, i janë bashkuar protestave kundër racizmit. Vdekja e Gerge Floyd në Mineapolis, Amerikë, pak ditë më parë, ka shkaktuar një protestë masive kundër fenomenit negativ.

Shumë futbollistë dhe ekipe të ndryshme janë ulur në gjunjë ose kanë dhënë mesazhe të tjera inkurajuese për të luftuar këtë fenomen. Sot u luajtën katër sfida në orën 15:30 në Bundesliga dhe mesazhet e Gnabryt dhe Kunde, kanë marrë vëmendje të madhe.


Mesfushori i Mainz shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 0-2 kundër Frankfurt dhe festoi duke u ulur në gjunjë, në shenjë proteste. Ndërsa Gnabry, i cili po ashtu shënoi kundër Bayer Leverkusen, mbajti gjatë gjithë kohës një shirit në krahun e tij, ku shkruhej: “Black Lives Matter”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!