“Beteja Detare” në kanalin anglez, momenti kur anija franceze e peshkimit godet anijen britanike

schedule16:07 - 6 Maj, 2021

schedule 16:07 - 6 Maj, 2021

Një incident ka ndodhur këtë të enjte mes Francës dhe Britanisë ku dy anije peshkimi janë përplasur me njëra tjetrën duke nxitur debat.

Mediat e huaja kanë publikuar momentin ku anija franceze përplaset me forcë me atë angleze. Nga pamjet shikohet momenti i përplasjes së anijeve në ishullin britanik të  Xhersit, ku duket sesi anija franceze prej dhjetë metrash godet anijen britanike.

Anija e Jonathan Ruff u godit në ashpër nga anija franceze Lasgot ndërsa dilte në det për t’u përballur me dhjetëra ” pushtuesit ” francezë .

Ndërkohë pas incidentit një zyrtar nga presidenca franceze theksoi, se Franca kërkon të mos përkeqësojë situatën në Jersey.

Ai tha se Franca e konsideroi të qetë situatën në Xhersi, por shtoi se gjuha e përdorur nga Britania për çështjen e të drejtave të peshkimit kishte acaruar tensionet.

Zyrtarët e Xhersit kohët e fundit ranë dakord të takohen me përfaqësuesit e peshkatarëve francezë, tha qeveria e Xhersit. ” Takimi me peshkatarët francezë këtë mëngjes për të dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me të drejtat e peshkimit ,” tha Sekretari i Jashtëm Ian Gorst në një deklaratë të lëshuar nga qeveria e Xhersit./abcnews.al