Ish-ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në “ABC” me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se trau dhe taksa e rrugës së Kombit është vendosur nga kreu i qeverisë Edi Rama për të penguar kosovarët të vijnë në Shqipëri. Ai tha se në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh që të ketë edhe tra edhe taksë rruge të përfshirë në çmimin e karburantit duke sugjeruar që njëra prej tyre duhet të hiqet.
“Shpreh një vlerësimin për personalitetin e Vjosa Osmanit e cila mbart një mesazh shumë të dobishëm për Kosovën. Është bërë rutinë theksimi i pagesës por kam idenë që vendosja e traut është vendosur për të penguar Kosovarët për të ardhur në Shqipëri.
Me sa duket nuk i do Rama kosovarët. Në asnjë vend të botës nuk ka edhe tra edhe taksë rruge të përfshirë në çmimin e karburantit. Duhet të hiqet njëra ose tjetra. Ne e paguajmë dyfish”, tha ai.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të partisë që ai drejton një ndër vendimet e para që do të marrë do të jetë pikërisht heqja e taksës në Rrugën e Kombit./mv.abcnews.al