Besimtarët bektashinjë festojnë Sulltan Novruzin

schedule14:13 - 22 Mars, 2018

schedule 14:13 - 22 Mars, 2018

Besimtarët bektashinjë festojnë sot Sulltan Novruzin. Gjatë ceremonisë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që e vlerësoi këtë si një ditë reflektimi për bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

Besimtarët bektashinjë festojnë ditën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Sulltan Novruzin apo ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.
Festa ka mbërritur në Shqipëri bashkë me besimin bektashi rreth shekujve XV-XVI, ndërsa besimtarët kremtojnë për një ditë të re, ku lind shpresa. Në këtë kontekst vjen edhe urimi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve
Kryegjyshatën Botërore të Bektashizimit e vizitoi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili vlerësoi Sulltan Novruzin si një ditë për të reflektuar për vlerat e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Në Shqipëri dita e Sulltan Novruzit u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!