Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë punën e tij dhe të sigurojë të drejtat themelore të njeriut në Kosovë, duke iu referuar plagosjes së një qytetari serb në veri.
“Ne kemi nevojë që komuniteti ndërkombëtar të zgjohet, të bëjë punën e tij, pra, të mbrojë dhe sigurojë të paktën të drejtat themelore të njeriut në Kosovë, të ndihmojë në mënyrë aktive për të mbrojtur paqen dhe për të siguruar stabilitetin. Ne kemi nevojë për drejtësi”, shkroi Bërnabiç në Twitter.
Bërnabiç shtroi pyetjen se si është e mundur që serbët në zemër të Evropës, në prani të KFOR/NATO-s, EULEX-it dhe UNMIK-ut, serbët sulmohen sistematikisht çdo ditë, plaçkiten kishat e tyre, shkatërrohen varreza, dhe asnjë person nuk është akuzuar./abcnews.al
We need the #InternationalCommunity to: (1) wake up; (2) do its job, i.e. protect and ensure at least the basic human rights in Kosovo*; (3) actively help us protect peace & ensure stability which Priština wants to undermine. We need justice. #EndTheViolence. 5/5
— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 11, 2023