Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas u shpreh në një intervistë për mediat se marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Turqinë janë “relativisht konstruktive”.
“Pavarësisht nga vështirësitë që po hasim (me Turqinë), ne duhet të pranojmë se ka marrë një barrë shumë të rëndësishme për ne” pranon Haiko Maas.
“Pothuajse 4 milionë refugjatë nga lufta civile në Siri dhe nga vendet e tjera të rajonit jetojnë atje. Unë mendoj se BE ka një interes të madh për ta zhvilluar atë (marrëveshjen e refugjatëve)”.
“Unë mendoj se Turqia ka njohur gjithashtu që është në interesin e saj të mbajë marrëdhënie të mira me BE. Për të thelluar këto marrëdhënie, përparimi në çështje të tilla si të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit është thelbësore” tha më tej ai.
Marrëdhëniet e BE-së me Ankaranë janë të tensionuara në vitin e fundit për shkak të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë për kufirin detar. d.b/Abcnews.al