Berisha: Vuçiç po shpopullon Preshevën me OK e Ramës  

schedule13:42 - 9 Nëntor, 2017

schedule 13:42 - 9 Nëntor, 2017

Shqiptarët po vuajnë albanofobinë, deklaroi para gazetarëve ish-kryeministri, Sali Berisha, duke akuzuar kryeministrin Rama se po mbron vetëm interesat e tij personale dhe jo kombëtare.
“Ne kemi një qeveri që ka shpallur 0 problem me fqinjët, por ka 0 interes kombëtar”.

Akuzën e fokusoi mbi atë që Berisha thotë se po ndodh në rajonin shqiptar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanopvcit në Serbi. Ai foli për një strategji të presidentit vuçiç për tjetërsimin e popullisisë në këtë territori shqiptar
“Në këtë periudhë mjalti, mes këtyre dy zyrtarëve më të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vuçiç, ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva në historinë e saj. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare, me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit, dhe jo vetëm të Ballkanit”.

Sipas Berishës në shkelje të ligjeve dhe konventave, Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit vendorë legjitimë të Preshevësë, me vasalë të tij, që marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 e ca vendime

…”të diktuara nga Beogradi dhe të miratuara nga Edvin Kristaq Rama, që është angazhuar për jetë a vdekje në mbrojtje të aferave të tij skandaloze”.

Këtë veprim në Serbi Berisha e lidh me Maqedoninë ku u dënuan me 750 vjet burg shqiptarët e Kumanovës. Sipas tij ndaj tyre pati process të stisur dhe me mbëshjtetje ruse

“…në një proces të stisur nga shërbimet sekrete të Shkypuit, Beogradit dhe me siguri ato ruse. Me ngjarjen e Kumanovës, albanofobët kishin për qëllim të shpopullonin qytetin përjetësisht shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dënimin me forcë të albanofobëve, që kanë inskenuar një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë jetë dhe vazhdon me dënimin me qindra vite burg.

E ndërsa akuzon Ramën për zero interes kombëtar, u rikthehet akuzave ndaj tij për kthimin e Shqipërisë në narko-shtet.
“Shqipëria si asnjë vend tjetër është e ngërthyer nga kthetrat e narko shtetit vetëm e vetëm se në krye të saj ndodhet Noriega”./abcnews.al

 

https://youtu.be/i6bu_wAYTJQ