Berisha: “Visho Ajazi u dorëhoq papritur”

schedule16:42 - 30 Tetor, 2017

schedule 16:42 - 30 Tetor, 2017

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi të papritur dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit. Visho Ajazi Lika, thotë Berisha, konfirmohet se pagoi me dorëheqjen e tij çmimin e denoncimeve dhe informacioneve të panumërta që faktonin lidhjet e kryeministrit dhe vëllait të tij me trafiqet dhe bandat. Madje, sipas Berishës, ekziston një përgjim aksidental i Ramës duke folur me trafikantë dhe jo vetëm, për afera të mëdha korruptive. Berisha i quajti dokumenta përvëluese ato që Shërbimi Informativ mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen Tahiri. Ai i bëri thirrje Komisionit të Sigurisë që të marrë me urgjencë këtë dosje, ndërsa e konsideroi jetike që mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të bëhet publike, sipas një propozimi të ish-presidenti Nishani.