Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Vazhdon beteja (në Kuvend)/ Doktori: McGonigal takoi Ramën. Por vetë amerikani nuk e ka pranuar

schedule15:15 - 5 Shtator, 2025

schedule 15:15 - 5 Shtator, 2025

Ankesa po, por brenda Parlamentit. Doktori pranoi se 11 maji vërtet u certifikua, por kjo nuk do të thotë se ai i njeh, sigurisht duke pranuan njëherë mandatet.

“Ne do të vijojmë dokumentimin, beteja do të jetë në të gjitha frontet. Por, por, ne nuk i njohim se kjo do të ishte bashkëpunim në krim. Akti i parë në parlament do të jetë ngritja e komisioni hetimor për 11 majin”

Megjithatë, hallet e Shqipërisë janë të vogla, për doktorin bota ka halle më të mëdha. Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dosjen hetimore për ish-shefin e FBI, Charles McGonigal. Aty përmendej dhe vizita e padeklaruar e tij në Shqipëri, në të cilën përmendet edhe kryeministri.

Për Berishën, fakti që amerikanët tashmë nuk e përmendin më atë, por kryeministrin, do të thotë shumë.

“Faktohet se ka kryer veprimtari kriminale me Edi Ramën, së pari në pagesat që ka bërë në luftën kundër opozitës shqiptare. Ky agjenti i tyre, Agron Neza rrahte gjoksin nëpër Tiranë, se kishte hartuar dosjen time në SHBA.”

Kryeministri përmendet vetëm te takimet, të cilat vetë McGonigal nuk ka i ka deklaruar dhe as i ka pranuar para FBI apo drejtësisë deri më sot, nëse i ka realizuar apo jo. Raporti thotë se McGonigal nëpërmjet personit B, në këtë rast Dorian Duçka, thuhet se kishin organizuar takime edhe me kryeministrin, por të cilat nuk janë konfirmuar kurrë as nga vetë McGonigal.

Por fakti është se akuzat në këtë raport nuk janë për kryeministrin, por për McGonigal. Kurse Berisha injorohet, sepse ai vijon të mbetet i padëshiruar nga SHBA, bashkë me akuzat publike për të.

Këtu, e ka një justifikim.

“McGonigal është po aq fajtor sa Rama duro këtu. Po këtu e mbron Altin Troplini, kemi çuar dy padi, ai i fsheh paditë e opozitës. Do apo s’do Altin Troplini, hetimi për Ramën vazhdon”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!