Berisha u premton dibranëve bllokimin e Skavicës: Kjo trevë monument, është mbrojtur me gjak

schedule11:19 - 18 Shkurt, 2022

schedule 11:19 - 18 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Maqellara u ka premtuar dibranëve se nuk do të lejojë ndërtimin e Skavicës.

Paçka se do ndërtojë Skavicën asgjë s’ka për të ndërtuar se nuk e lejoj, nuk mbytet Dibra. Të parët tuaj ju e dini më mirë se unë e kanë vadit pëllëmbë për pëllëmbë me gjak këtë trevë dhe nuk është trevë që përmbytet kjo do qëndrojë monument siç e ka bërë zoti. Nëse duan ta ndërtojnë Skavicën, tuneli nga Skavica në Bicaj. I them hiqni dorë, këtu do jemi bashkë nuk përmbytet Dibra. Dibra u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike Edi Ramën se ka për gjë fare”, tha Berisha.

Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe në lidhje me inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri është shprehur se “në krye të kësaj afere qëndron Edi Rama”.

“Çfarë po ndodh këto 8 vite më thoni pak nuk ka njerëz më punëtorë se ju por a e dini ju se nuk ka qeveri në botë që nuk mbështet fermerët.  420 milionë euro janë dhënë për 3 djegësa sot asnjëri nuk punon, asnjëri nuk funksionon, sot është i ndërtuar vetëm njëri në Elbasan dhe ai është jashtë pune. Sepse që të marrë kush paret e buxhetit në qindra milionë të shtetit s’ka shqiptarë që ti prekë pa lejen e kryeministrit ai është gardiani. Skrapi merret për të mbyllur çështjen, krijuan komisionin hetimor parlamentar që e mbyllën para një muaji dhe kur i denoncova në parlament u detyruan ta rikthejnë përsëri por thjesht për luftë të brendshme midis njëri tjetrit. U ndala këtë aferë nga më të mëdhatë për tu thënë diçka tjetër. Nëse kjo  qeveri do kishte investuar 440 milionë euro në kanalet vaditëse, ju garantoj se të gjitha kanalet vaditëse ishin rindërtuar nga e para”.

Ndërsa ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike bpër tradhti, sipas Berishës, nëse Basha do të mbronte votat e demokratëve, sot partia do të ishte në pushtet.

Kam një përshëndetje të veçantë për ata demokratë të Maqellarës që e kapën kriminelin e votave tek blinte vota dhe e bllokuan. Ku është ai sot? Ai është i lirë. Po pse është i lirë? Se Lulzim Brava tradhtoi. Se Lulzim Brava në vend që të merrej me mbrojtjen e votës tuaj siç e mbrojtën këtu djemtë e Maqellarës, në qoftë se do mbrohej vota siç mbrojtën demokratët e Maqellarës, sot ishim në pushtet ne. Por ai e kishte e kishte mendjen të qeveriste me Ramën. E kishte mendjen të ndajë pushtetin me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!