“Berisha të lejojë bashkimin e demokratëve”, Çollaku: Të tërhiqet, të nxjerrë jashtë çështjen e tij me SHBA

schedule13:27 - 18 Maj, 2023

schedule 13:27 - 18 Maj, 2023

Për deputetin e PD, Kreshnik Collaku Sali Berisha është i vetmi njeri që mund të lejojë bashkimin e demokratëve, duke nxjerrë jashtë tyre marrëdhënien e tij me SHBA.

“Që PD të jetë maxhorancë e këtij vendi, ka nevojë të padiskutueshme për dy elemente, e para që demokratët të jenë të bashkuar, është jetike. Sot mjerisht nuk jemi. Për të fituar demokratët duhet të jenë të bashkuar. E dyta, marrëdhënia e pacënuar me aletatët strategjikë, SHBA etj, sidomos me SHBA është ndër kushtet kryesore, jetike. Kush i bashkon këto dy elementë ka prodhuar një PD në qeverisjen e vendit. Sigurisht nuk është e lehtë.

Marrëdhënia e Berishës me SHBA, sanksionimi non grata, e rëndoi shumë situatën në PD ishte një ngjarje që nuk varet nga partia është një mur që nuk kemi mundësi ta rrëzojmë.
Kjo gjendje do e mbajë të ndarë demokratët deri kur kjo cështje të dalë jashtë nesh. Ka vetëm një njeri që të zgjidhe këtë ngërc dhe ky është Sali Berisha. Ia njoh gjithë kontributin në qeveri e PD, peshën në elektorat, meriton mirënjohje patjetër, por Berisha ka në dorë të lejojë bashkimin e demokratëve, duke e nxjerrë cështjen me SHBA nga demokratët, duke mos e kthyer në ceshtje ndarëse, të tërhiqet. Jam përpjekur në këtë një vit, duke marrë shumë baltë, nuk kam dashur të lëndoj asnjë democrat. Berisha duhet të heqë brenda nesh elementin që na ndan, që është marrëdhënia me SHBA.

Berisha, është i vetmi që ka në dorë, të lejojë bashkimin e demokratëve duke e nxjerrë çështjen marrëdhënieve të tij me SHBA nga një problem i demokrateve. Nuk mund të them dorëheqje, por duke u tërhequr, duke mos e kthyer këtë në çështje ndarëse te demokratëve. Nëse ndodh kjo, ju garantoj se demokratët nesër janë të gatshëm të bashkohen, duke falur njëri tjetrin. Dhe po e bëj unë sot nga studioja juaj. Duhet që zoti Berisha, të heqë elementin që na ndan”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!