Berisha sërish godet SPAK/ Gazetari: Në vend që ta përshëndesë punën e drejtësisë, e sulmon

schedule23:48 - 10 Shkurt, 2025

schedule 23:48 - 10 Shkurt, 2025

Gazetari Ardit Rada në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, foli për akuzat e Berishës ndaj SPAK, duke komentuar edhe arrestimin e Veliajt.

Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha në vend që ta përshëndeste punë e drejtësisë, e godet sërish atë.

“Unë sot prisja që Berisha të përshëndeste SPAK, por është e pakuptueshme se si vijojnë të mbajnë qëndrime të tilla. SPAK mesa duhet po godet majtas, sepse ka akuza shumë të rënda ndaj Berishës që duhen hetuar dhe duhet marrë si i pandehur. Kemi kryebashkiakun e Tiranës që merret nën akuzë për korrupsion dhe nga ana tjetër kemi persona të akuzuar për vrasje qytetarësh që vazhdojnë përballen me drejtësinë me disa akuza qesharake. Veliaj është politikan i nivelit të lartë dhe kjo është e pamohueshme. Është një menaxher i mirë i kryeqytetit të Tiranës, por duhet të kuptojmë që PD në këtë rast ka nevojë që të pozicionohet qartë. Duhet të mbajë edhe një qëndrim të qartë që është dakord PD me arrestimin e Veliajt, dhe nëse janë dakord, duhet të bien dakord edhe ma faktin për arrestimin e Metës. Mund të them që bashkë me zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen edhe zgjedhjet lokale, dhe bashkë me këto është edhe vota e Diasporës. Tani duhet të kuptojmë që është hera e parë që arrestohet një politikan në detyrë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!