Berisha: Respekte për vendimin e Bejtes/ Kreu i PD: Por vazhdojmë përgatitje për zgjedhjet në 9 nëntor

schedule18:12 - 9 Tetor, 2025

schedule 18:12 - 9 Tetor, 2025

Sali Berisha doli i pari të reagojë publikisht për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga selia blu, jo për të shpallur fitoren e PD, por të Erion Veliajt.

“Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes. Kjo nuk ishte fitore e PD, është fitore për çdo shqiptar. Për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese e çuan avoketërit e Erion Veliajt. Në këtë kontekst kjo ishte fitore e avoketërve të Erion Veliajt, pra e Erion Veliajt.”, tha Berisha.

E përshëndet, por nuk e mbron, sepse për doktorin Gjykata Kushtetuese nuk mbron dot as veten. Ai thotë se kjo është beteja e Ramës dhe Veliajt, kurse Kushtetuesja mbetet ajo që mbetet.

“Shiko, që ka patur vendime që Gjykata Kushtetuese, i ka mjerane, këtë nuk mund ta mohoj. Nuk ka mbrojtur veten. Por nëse Gjykata Kushtetuese vendos të mbrojë Kushtetutën, ne nuk kemi pse të mos e vlerësojmë.”, shprehet kreu i PD.

Sidomos kur relatore është nusja e shtëpisë. Por a do ketë shtyrje zgjedhjesh? Berisha e do, por nuk e beson. Ndaj dhe thotë gati për 9 nëntor.

“Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për Bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme. Për Tiranën do të punojmë çdo ditë, por natyrisht do të respektojmë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!