Berisha: Protesta e 27 Janarit do të mbetet në histori

schedule18:02 - 25 Janar, 2018

schedule 18:02 - 25 Janar, 2018

Për protestën e së shtunës të thirrur nga opozita foli edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quajti atë një protestë që do të mbahet mend në histori për nga gjithëpërfshirja e shtresave të shoqërisë.

Sali Berisha: “27 Janari do të hyjë në historinë e kombit si dita në të cilën shqiptarët e të gjitha moshave dhe bindjeve politike guxuan të ngrihen fuqishëm kundër narkorepublikës, bixhozrepublikës së tyre që ndërtoi një klikë unike në Europë dhe në botë pas asaj të Koresë së Veriut. 27 Janari është një ftesë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Të kujtohen se bashkëmoshatarët e tyre, jo në skajet e vendit, por në zemrën e vendit, në kryeqytet, 10 përqind e tyre kanë ushqim vetëm një vakt në 24 orë. Kur ndonjëherë në ndonjë vend të lirë e ardhmja s’ka qenë e kompromentuar. Thirrja ime është për studentët e Shqipërisë, studentët e nesërm të këtij vendi të mos pranojnë tarifat më të larta të kontinentit europian dhe në proporcion, katër herë më të larta se çdo vend tjetër i Europës. Ngrihuni! Ngrihuni sepse çfarë ju pret nesër ju si vend pune. Azili ose bixhozi ose droga”./abcnews.al