Për Arben Mecen, opozita nuk është e aftë më të bindë qytetarë se janë ata alternativa qeverisëse, e për këtë po dalin me tezën që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. I ftuar në ‘Tirana Live’, në ABC News, Mece tha se opozita e ka pranuar humbjen ndaj Ramës. Për analistin problemi i PD është vetëm Sali Berisha dhe besueshmëria e saj, dhe jo zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë.
“Zgjedhja e drejtuesve politikë është problemi i një partie, i takojnë asaj. Nuk mendoj se ka ndonjë revolucion në përcaktimin e këtyre individëve po të shohësh historinë janë ata që kanë qenë aktiv. Për sa kohë janë 12 normal që do ketë të pakënaqur. Është një skemë normale ku PD do prodhojë imazhin se ka ndezur motorët për të qenë aktiv. Problemi nuk janë këta, nuk janë persona që do bëjnë propagandë politike. Editoriali gjendet në Tiranë, dhe është prezente në media. PD normal që e ka cështjen e riorgaznimit, tashmë do të prodhojë një imazh. Problemi i PD është besueshmëria e saj, kjo PD është e besueshme në opinion ose jo.
Për Mecen, PD e ka pranuar humbjen ndaj Edi Ramës. Sipas tij Berisha ka kthyer PD në një sekt, ku rrotull saj ka militantët e tij.
“Kemi një realitet të lexueshëm. Nese bëjmë një analizë një parti qëndron në qeverisje 3 mandate ne të tretin do të mesazhojë një akulim të problematike, korruptive në vite. E vërteta është që qeverisja PS ka transmetuar problematike të jashtëzakonshme që janë perceptuar edhe te opozita por edhe në pjesën neutrale. Por kjo PD nuk është në gjendje të mobilizojë masa për ti nxjerrë në rrugë. Nuk është e vërtetë se ka humb ndjesia e revolutës, pork jo opozitës nuk bind. Ndaj populli nuk i shkon pas. Në 10 vjet opozitë, drejtimin e PD e ka Berisha, Basha ishte një i deleguar i tij. Këtë PD në dy vjecarin e fundit e drejton drejtpërdrejt Berisha. I vetmi problem që ka PD është Berisha. Ka organizuar një sekt, dhe rrotull ka militantë të sektit. Nuk është përfaqësuese e popullit opozitar. Nëse do shohësh fjalimet, po demostrohet një fakt që me Ramën nuk ka zgjedhje. Rama i vjedh zgjedhjet, dhe do futemi në qeveri teknike për zgjedhje të lira. Nuk kanë instrument për të larguar Ramën. Do shkojnë në zgjedhje me Ramën. Janë në një tezë që këto zgjedhje i kanë të humbura. Dhe këto humbje nuk janë produkt i faktit që ne nuk jemi forca kryesore, po pjesa tjetër që rama vjedh votat. Pra, po përgatit fazën për bijetëse, jo për fitore. Amerika ka ndryshuar 7 konjuktura politike, Shqipëria vijon me Sali Berishën, dhe kjo është problem i rëndë në demokraci. PS ka 10 vjet që ka në krye Ramën, ka arritur të mbajtur pushtetin. Flasim për Berishën se peng demokracinë po e mban Berisha.” -u shpreh Mece./abcnews.al