Partia Demokratike ka vendosur ti bashkohet zyrtarisht protestës kundër Edi Ramës, por jo kundër investimit ne Zvërnec të familjes Trump. Berisha ka dhënë urdhër demokratëve të dalin nga izolimi kompleksues, e ti bashkohen qytetarëve në protestën në bulevard.
“Ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime. Ndaj dhe çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë. Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore. Ndaj dhe ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.” – tha Berisha.
Berisha që është nuhatës i mirë i pozicionit europian përballë Trump, thotë se ka informuar edhe Partitë Popullore Europiane gjatë një vizite në Sarajevë, për protestat dhe u ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare.
“Unë kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta duke siguruar audiencën dhe bashkëbiseduesit se diktatorët nuk marrin vendime të drejta. Informova audiencën se kjo protestë nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet”- shtoi ai.
Por doktori gjithmonë e ka një hile. Mbron natyrën, por nuk thotë asnjë fjalë për Kushner dhe Zvërnecin. Do të nxjerrë demokratët në bulevard, por vetë nuk merr pjesë. Madje ai ka anuluar edhe foltoret dhe protestat para kryeministrisë, duke ia lënë bulevardin qytetarëve.
Por sa e besueshme është strategjia kundër Ramës, por jo kundër Zvërnecit? Non grata mbetet, por edhe kompleksi i Berishës ndaj oqeanit që e ndan nga Donald Trump./abcnews.al


