Ndonëse Sali Berisha iu premtoi lirinë, të burgosurit në burgun e Burrelit duket e kanë quajtur thjesht një premtim elektoral.
Në votat e numëruara në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, PS ka fituar me 28 vota, kundrej 17 të PD, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme.
Sakaq ende nuk janë numëruar votat në burgun 302 dhe 303, ku në këtë të fundit mbahet në paraburgim edhe Ilir Meta, që kandidoi në listën e hapur të koalicionit ASHM./ abcnews.al