Berisha për Thaçin: Mjerë ai që lan fytyrën me mbetjet e Beogradit

schedule10:39 - 8 Gusht, 2018

schedule 10:39 - 8 Gusht, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet akuzave të ashpra të bëra të shtunën ndaj tij nga Presidenti Kosovar. Në një intervistë për radiotelevizionin Dukagjini, Berisha e ka cilësuar si të mjerë atë që lan fytyrën me mbetjet e Beogradit.

Me qetësi dhe në një televizion të Kosovës Sali Berisha i ktheu përgjigje Hashim Thaçit lidhur me akuzat e ashpra që i drejtoi të shtunën. Berisha është i bindur se ideja e Thaçit për korrigjim territoresh e ka zanafillën tek idetë e Serbisë.

“Është tregti e pastër, Begodradi ka një gjë, Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë jo në Beograd. Çfarë thonë tezat që dalin ën Prishtinë? Thonë që më mirë të marrim preshevën se sa të humbasin Preshevën dhe Mitrovicën. Ka gjë më antishqiptare se kjo? Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit”.

Ish-kryeministri u shpreh në intervistë se terroristi  Bin Laden nuk është strehuar kurrë në vendin tonë.

“Në jetë pas viteve ‘90 dy armiq kam pasur, një ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse u shemba pushtetin dhe parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptarëve dhe Millosheviçin i cili e pa veten të humbur në çdo forum ndërkombëtar me dokumenta e ligje, u përpoq të bënte gjithcka ndaj meje dhe një ndër përpjekjet e tij ishin shpifjet dhe trillimet për Bin Laden. Sepse Shqipëria për shkak të besimit fetar, racizmi ndaj myslimanëve të paraqitej si strofull, por në atë kohë shqipëria ishte njënga vendet që luftonte terrorizmin ndërkombëtar”

Berisha mohoi edhe strehimin apo takimin me Arkanin, serbin që terrorizoi shqiptarët e Kosovës.

“Nuk kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnjëherë përveç takimbve ndërkomëbtare.

Ky është trillim i kuzhinës të shërbimeve sekrete serbo-shqiptare. Pse do strehohej Arkani, ai vriste e priste në Kosovë pse duhej të strehohej Arkani?”

Deklaratës së Thaçit se Rugova nuk e kishte lejuar të hynte në Kosovë, Berisha iu përgjigj se marrëdhëniet e tij me Ibrahim Rugovën para dhe pas Luftës kanë qenë të shkëlqyera, ndonëse pranon një dallim që kanë pasur në 1996 për shkak të mbështetjes që Berisha i jepte linjës radikale. Por ish kryeministri shqiptar deklaron se kurrë nuk është ndaluar të hyjë në Kosovë.