Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një krim të shëmtuar atë që po ndodh sot me Teatrin Kombëtar. Në nje deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit Berisha tha se kjo është një vjedhje e mafies qeveritare për të ekzekutuar Teatrin. Sipas tij sot në Kuvend duhet të paraqitej një plan i mirëstudiuar për 13 kushtet për hapjen e negociatave dhe jo projektligji për ekzektutimin e Teatrin.
Berisha: “Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimgjinueshme jashtë çdo kodi e moralin dhe në momentin kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019 dhe kjo do shkojë deri në fund të 2021 dhe këtu do jemi, sot në kuvend në vend që të paraqitet një plan i mirëstudiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave për hapjen e negociatave, paraqitet ligji për ekzekutimin e teatrit Kombëtar.
Kjo që ndodh sot është e pabesueshme, sepse shqiptarët presin, çfarë po bën parlamenti, institucionet pas goditjes së tmerrshme që morën pas hedhjes poshtë të rekomandimit për hapjen e negociatave, pas përcaktimit të 13 kushteve. Kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë që të vjedhë çdo minutë, orë, ditë, javë e muaj. Dhe kjo që ndodh është vetëm vjedhje, vjedhje, vjedhje. Me një procedurë të përshpejtuar, sjellin ligjin për të ekzekutuar teatrin, një simbol kombëtar për çdo komb të qytetëruar”. /abcnews.al