Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Berisha për ndryshimet në qeveri: Rama, përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve

schedule12:41 - 25 Korrik, 2022

schedule 12:41 - 25 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë me një deklaratë për mediat pas shkarkimit të Arben Ahmetajt nga posti i zëvëndeskryeministrit.

Për Sali Berishën, shkarkimi i Ahmetajt është thjesht një mënyrë e Ramës për të “larë duart” nga krimi i shëmtuar me aferën e inceneratorëve. Megjithatë, shtoi Berisha, kreu i qeverisë, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për këtë aferë.



“Edi Rama sot për të la duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën, ndër më të mëdha në historinë e vendit, atë të djegësave, ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajn. Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryerosorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një vetëm një dhe ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur në kundërshtim me ligjin. Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar në procedurën anti-ligjore të negociatave të mbyllura. Rama, në shkelje të ligjit e të barazisë së tenderave, ka firmosur kontratën një kompanie që kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Rama është përgjegjësi numër 1, i vjedhjes monstrueoze të shqiptarëve në aferën e djegësave.”

Kreu i demokratëve thotë se Ahmetaj u shkarkua sot që “të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.” Ky i fundit, sipas Berishës firmosi me procedurë të mbyllur në një kohë kur enti zyrtar i prokurimeve publike, me shkresë kishte denoncuar më parë si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!