Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha ka publikuar fotot e 2 të plagosurve gjatë protestës. Sipas Berishës ata janë qëlluar me qytën e revolverëve nga policë civilë, duke shkaktuar plagë të rënda në kokë e nofull. Më tej Berisha bën thirrje dhe paralajmëron kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, se për këtë ngjarje do të mbajnë përgjegjësi personale.
“Dhunë kriminale e narkogangsterëve të Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!
Kriminelë të narkopolicisë civile kanë goditur me qytë revolveri dhe shkaktuar plage të rënda në kokë, në hundë, në nofull dhe trup protestuesve paqësor Ymer Çela dhe djalit të tij Erjon Çela.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte brutale të gangsterëve të narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do të mbani personalisht përgjegjësi për këto krime të shëmtuara”. sb
Gjatë protestës së djeshme u shënuan akte dhune duke lënë një bilanc prej 13 të plagosurish nga anët e policisë dhe protestuesve./abcnews.al