Berisha nuk heq dorë nga primaret, në listën e kandidatëve edhe Rexhmati, pavarësisht kundërshtimit

schedule15:52 - 25 Gusht, 2023

schedule 15:52 - 25 Gusht, 2023

Sali Berisha po shkon i sigurt drejt Kukësit, me 6 emra që ia kanë propozuar demokratët e bazës. Mes tyre dhe kreu i degës së PD-së zyrtare të Kukësit, Arif Rexhmati, që pasi iu zyrtarizua emri nga Foltorja, tha se rruga e Berishës po e ndan PD-në dhe ajo çfarë ai kërkoi dhe shpreson që të ndodh deri të dielën e 27 gushtit, është që kreu i selisë blu të tërhiqet dhe i përzgjedhuri mes 6 emrave të jetë ai.

Kjo si një dëshmi se Berisha e ka seriozisht idenë e bashkimit të demokrtavëe të Kukësit. Por Berisha e çon pengesën tek vetë Lulzim Basha, që ende duket se po mendohet se çfarë do të bëjë me Kukësin.

“E vërteta është se, së pari nuk di nëse Rexhmati përfaqëson Bravën-Ballën në Kukës. Këtë e thotë Lul Brava”.

Berisha distancohet si çdo herë prej Lulzim Bashës dhe grupit të tij mbështetës.

Tani duke qenë se ka ngelur me një grusht njerëzish ai spekulime do të bëj. Por primaret janë të hapura për çdo demokrat, përveç atyre që mbështesin Bravën. Nuk kemi punë me ta. Është njëlloj sikur të mbështes PS”, ka thënë ai.

Do të jetë Arif Rexhmati në listën e Primarve të dielës, me 6 emrave të tjerë, edhe pse i tërhequr, kjo do të shihet. Vetë Sali Berisha nuk po bën deklarime fitorje, si para 14 majit dhe ajo që do të bëj, siç ai thotë, është se do përpiqet sa më shumë zgjedhës atje, që zgjedhin kandidatin e tij dhe Kukësi, pas disa vitesh të kthehet sërish djathtas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!