Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, mjeshtër i skemave”/ Arben Meçe: Zeni po përgatitet të marrë partinë

schedule20:45 - 22 Tetor, 2025

schedule 20:45 - 22 Tetor, 2025

Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për situatën në Partinë Demokratike. Gjatë intervistës, Meçe tha se kreu i PD Sali Berisha ka treguar se është mjeshtër i skemave, ndërsa shtoi se djali i tij Shkëlzen Berisha po përgatitet të marrë partinë.

“Besart Xhaferrin e njoh që ditën që ka ardhur nga Anglia si student i shkëlqyer. U emërua kryetar i Forumit Rinor. Në PD nuk ka garë. Është emërtesë….Kjo ngjarje zhvillohet në një kontekst që duhet analizuar për të kuptuar përse po ndodh. Për herë të parë Berisha largohet nga protagonizmi i fushatës elektorale dhe tërheq të gjithë trupën e vet të besuar sepse imazhi i tij, apo trupa më besnike është evident në parlament, ose ndryshe ‘grupi i zjarrit’ që përfaqësohet nga grupmoshat nga 30 vjeç deri 50 vjeç. Tashmë Berisha ka kuptuar që problemi nuk është partia, por komunikimi me publikun votuesit e qytetarin. Në këto zgjedhje o do të vërtetohet farsa ose do të bjerë farsa. Berisha është mjeshtri i skemave. Nëse sot ka një njeri të lumtur me analizën që i bëjmë Xhaferrit duke e nxjerrë si element të ri. Ka një dirigjent që i lëviz manekinët. Problemi i Berishës është të dalë me një imazh të ri, por me emërtesa. Mjafton që fjala të futet në tavolinat tona dhe të artikulohet që diçka po ndodh me ndryshimin në PD. Por ai djalë kishte lidhje me grupet e të fortëve…E kam fjalën për të birin. Prej kohësh flitet që gjithë klasën e re politike në PD e emërton ai…Babai dhe djali po bashkëpunojnë për të prodhuar imazhin e ri të PD, ku njerëzit e emërtuar nga djali sot po vihen në dispozicion të skemës së babait. Djali i Berishës ka dhënë prova që tashmë di të menaxhojë dhe menaxhimin më të mirë e ka tek syri tv. Ndërsa zgjedhjet tani janë vendimtarë dhe përcaktojnë nëse janë në farsë apo jo”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!