Tashmë të papërfillura nga Rama, dy grupimet në PD firmosën një document për të kërkuar hetim parlamentar për lidhjet e kryeministrit me zyrtarin e FBI Mc Gonigal. Por vete berisha e bëeri të qartë se më Bashën dhe Alibeajn nuk do të ketë më raporte te mira. Në të tilla situata aleat I del Meta edhe pse së bashku nuk bëhen shumicë.
Të papërfillur nga kryeministri, demokratët u bënë bashkë. Gazmend Bardhi e Sali Berisha firmosën në të njëjtin dokument, bashkë me 40 deputetë të tjerë, duke kërkuar hetim parlamentar për lidhjet e Ramës me McGonigal.
Natyrisht, në një pjatë me Berishën nuk u ul të hante as Enkelejd Alibeaj, e as Lulzim Basha. Ky i fundit, duke përdorur heshtjen dhe zhdukjen, si armën e tij të preferuar në momente delikate.
Vete Berisha e bëri të qartë se ndërsa me Bardhin po ngrohej, ftohja e tij me Bashen dhe Alibejan, po shkon drejt përjetësisë.
Por trimi i mire me shoke shumë, dhe Berisha si gjithmonë në betejat e medha e të forta i ka qendruar Ilir Meta, paçka se shumicat i kanë humbur
Nje gje është e sigurt, që data 11 shkurt i ka dhënë opozitës së paqarte nje ide por të përcarë thellësisht, një motiv për të ridalë ne mejdan dhe disa ditë vemendje mediatike.