Sali Berisha ka mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve Kolegjin e Kryetarëve. Në mbledhje po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dala nga zgjedhjet që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit gjatë muajit prill.
Ai i parashtroi problemet me të cilat po përballet Partia Demokratike dhe Shqipëria sot dhe u shpreh se është detyrë e opozitës që ta nxjerrë vendin sa më shpejt nga kjo gjendje.
Berisha: Do përcaktojmë sot të gjithë qëndrimet, aktivitetin që ne do ndërmarrin për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim. Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme, dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet, e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj bilbilon Enkelejdi siç thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri. Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje”.
Ai e shikon të domosdoshme krijimin e një froni opozitar, me qëllim përmbysjen e regjimit monist, sipas Berishës, të instaluar nga kryeministri Rama.
Berisha: Ne duhet të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar. Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë se sa në vitin 1991. Pse ja u them këtë? Në vitin 1991 ne kishim një regjim komunist, po ai ishte një rrokullisje botërore. Komunizmi nuk ra në Shqipëri në fillim. Komunizmi u rrokullis në gjithë botën. Ishte monist, i kishte gjithë pushtet, por nuk mbijetonte dot dhe ne i dhamë shtytjen atij. Sot kemi një regjim 100% monist siç ishte në vitin 1991, edhe më monist se në ’91. Sot të gjitha pushtetet janë në duart e Edi Ramës. Sot partia-shtet është realiteti më i hidhur në Shqipëri.
Berisha tha se do angazhohen për të larguar këtë pushtet. Ish-kryeministri shtoi se para syve të tyre u instalua çdo vit pushteti monist i PS. Por sot, sipas tij, përballemi me një problem madhor.
Berisha: Atëherë monizmi ishte i urryer. Sot brezi I ri duhet të lexojë për monizmin që t’i përvishet. Këtu ka marrë fund Kushtetuta. Nëse s’ka balancë të pushteteve, Kushtetuta është një copë letër e pavlerë.
Sipas kreut të PD-së vendi sot është një një emergjencë kombëtare.
Berisha: Edi Rama vazhdon dhe sot me 2-3 individë I merr si përfaqësues të opozitës, për turpin e tij, për të dëshmuar se është një pinjoll i bllokmenëve hoxhistë. I thotë shqiptarëve se bordet janë komuniste, por janë të mira../abcnews.al/



