Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha-La Civita, misteri i faturës/ Fushata “e varfër e Berishës”, doktori nuk deklaron asnjë shpenzim: Pagoi PD për mua

schedule15:21 - 1 Shtator, 2025

schedule 15:21 - 1 Shtator, 2025

Kontrata për Kris La Chivita mbetet ende mister edhe pse numërimi mbrapsh për partitë politike për të deklaruar shpenzimet gjatë fushatës elektorale ka filluar.

Në raportet financiare te depozituara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga kandidatët,  rezulton se kupola e PD-së, me në krye Sali Berishën nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dhe këtë doktori e justifikoi me faktin se paratë për kryetarin i ka paguar partia duke ia faturuar përgjegjësinë e shpenzimeve vartësve të tij.

Deputetët po deklarojnë shpenzimet personale, sepse nga deputetët që kanë bërë fushata janë detyruar kanë shpenzuar me dhjetarë, qindra, mijëra euro. Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë, është bërë nga PD

Por pagesa e LaChivitës, strategjia e të cilit nuk arriti ta rikthente në pushtet, nuk mund të mbahet edhe për shumë kohë secret. Sali Berisha ka afat deri në fund të muajit tetor për të deklaruar të gjitha shpenzimet që jo vetëm kandidatët por edhe partia ka bërë përgjatë fushatës elektorale.

PD ka një ligj që përcakton afatin ligjor kur PD do deklarojë shpenzimet. PD do ti deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk të them. KQZ ka shpërndarë formularë për deputetë për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë, kanë një afat ligjor.

Por kush ka shpenzuar më shumë nga kandidatët e Partisë Demokratike. Raportet financiare tregojnë se ish gjyqtari Gjin Gjoni ka hedhur më shumë para gjatë fushatës elektorale, rreth 10 mijë euro, i ndjekur nga Belind Këlliçi me afro 8 mijë euro shpenzime.

Ndërsa nga kampi rozë, mes emrave me më shumë para të shpenzuara rezulton deputeti i Elbasanit Olsi Komici. Ish Komisioneri i vetingut thote së ka shpenzuar mbi 25 mijë euro. Të kursyer në fushatë nuk janë treguar as Ardit Bido që raporton rreth 20 mijë euro apo Damian Gjiknuri me 10 mijë.

Aktualisht nuk ka asnjë dokument për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama ndërsa kandidatët dhe subjektet kanë 60 ditë kohë nga certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve për të deklaruar shpenzimet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!