“Berisha ka përdorur para të pista”/ Meçe: “Gërdeci” nuk lidhet vetëm me demontimin, por me furnizimin e linjave të Hamasit me raketa tokë-ajër

schedule21:10 - 25 Shtator, 2024

schedule 21:10 - 25 Shtator, 2024

Analisti Arben Meçe foli në emisionin “Real Story” në ABC News, për hetimet e dosjes Gërdeci, ku pas hetimeve ka rezultuar që në kontratë për shitjen e municioneve ka patur ndikim apo korrupsion.

Gjithashtu transferta bankare ndër vite të konstatuara mes biznesmenit Ismail Mulleti dhe Shkëlzen Berishës janë duke u hetuar për herë të parë, nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së ndarë për çështjen Gërdeci.

Meçe tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka përdorur para të pista që janë prodhuar në mënyrë të pistë.

“Gërdecin e ka ndjekur që ditën e parë kur të dërguarit nga Amerika bënë kontaktin e parë. Kjo çështje nuk lidhet vetëm me mekanizmin e demontimi, por edhe me nxjerrjen jashtë shtetit të armatimit të rëndë. Pra lidhet edhe me furnizimin e linjave të Hamasit me raketa tokë-ajër. Është e thellë…Nuk janë gjë fishekët, janë vetëm një instrument që përdoret, jo rastësisht është bërë pranë aeroportit. Makina që janë identifikuar në territorin izraelit me burim nga Shqipëria…ky është problemi…Çështja e Gërdecit është çështje tjetër që do t’i hapet Berishës, ky është vetëm fillimi. Tani arrin deri në pikën ku thotë se prova që ka nxjerr SPAK janë paratë që ka dhënë për fëmijë me autizëm…Por këtu është një inventar ku janë përdorur lekët…Hetimi dhe penaliteti është për gjithçka se ku i ke prodhuar dhe si i ke prodhuar. Berisha ka përdorur lekë të pista të prodhuar në mënyrë të pista. Dhe hetimi pasuror është hetimi në i rëndë”, tha më tej Meçe.

/abcnews.al/