Berisha flet për shpërndarjen e Parlamentit pas takimit me Metën

schedule13:12 - 20 Nëntor, 2019

schedule 13:12 - 20 Nëntor, 2019

Sali Berisha ishte sot në Presidencë, me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Në përfundim të takimit, Berisha dha një deklaratë për mediat. Mes të tjerash ai u pyet nga gazetarët nëse ka diskutuar me Metën çështjen e shpërndarjes së Parlamentit. Lidhur me këtë ish-kryeministri tha se nuk e diskutuan një gjë të tillë, por në gjykimin e tij ky Parlamant nuk mund të mblidhej në shtator.

“Jo nuk kam disktuar absolutisht do e kisha shpërndarë. Ky parlament në vlerësimin tim nuk mund të mblidhej kurrë në shtator se është në thyrje flagrante të Kushtetutës. Unë s’mund të them sikur të kisha qenë, por ai Paralment për mua e meritonte gozhdimin e dyerve që në shtator”, tha Berisha./abcnews.al