Berisha: Duhet bashkim kundër Ramës

schedule08:22 - 30 Prill, 2018

schedule 08:22 - 30 Prill, 2018

Ndërsa mbështetës apo kritikë të kryetarit të partisë ngjiteshin në podium ish-kryeministri Sali Berisha qëndronte i ulur në krah të tij. 

Në sallë nuk doli të flasë.

Votoi statutin në parim e më pas ishte i pari që u largua prej aty. Gazetarëve iu dha këtë shpjegim.

Diskutimet në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ishin të lira ndonëse sipas ish-kryeministrit Sali Berisha fërshëllima ndaj fjalës së Eduard Selamit, i cili kritikoi ashpër Lulzim Bashën nuk duhet të kishte.

“Diskutimet ishin të lira. Fishkëllima nuk duhet të ketë. Duhet të kemi sensin që çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij, na pëlqen apo s’na pëlqen. Unë mendoj se pati diskutime me kritika, me propozime.”

Zhvillime këto që ish-kryeministri thotë se bejnë ndryshimin mes demokratëve dhe socialistëve.

“Një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe njeriut skizoid që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialistëve. Se një pjesë janë trafikantë të inkriminuar gjer në palcë.”

Në këtë pikë vjen edhe ftesa për bashkim. Sali Berisha i drejtohet të gjithë kontributorëve ndër vite në Partinë Demokratike që në këtë Kuvend Kombëtar nuk ishin të pranishëm.

“Unë bëj thirrje që të bashkohen të gjitha kontributet e Partisë Demokratike në mënyrë që kalbësira që sundon vendin nga 200 metra më tutje të fshihet, të qërohet sa më parë nga faqja e pushtetit në Shqipëri. Unë kam besim se ai i ka kohërat e numëruara ndaj ky është preokuptimi im.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!