Berisha: Basha nuk lëvizi një gjethe për t’i vënë kufirin Ramës, nuk sosi asnjë protestë me sukses

schedule13:30 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 13:30 - 11 Dhjetor, 2021

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar në Air Albania, ish-kreu i PD Sali Berisha sulmoi pasardhësin e tij në detyrë Lulzim Basha. Ai tha se Basha u përkul para regjimit të Ramës. Ai tha se Basha nuk lëvizi asnjë gjethe për t’i vënë kufirin kryesocialistit dhe sipas tij çdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër të personave të tretë.

“Të dashur delegatë dhe delegate. Ne mblidhemi sot për të rithemeluar Partinë Demokratike në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer pa mohuar gabimet, ne erdhëm në vitit 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë. Partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe dha kontribute historike në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve. Partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe projekteve të mëdha energjetike dhe në të gjitha fushat. Partia qeveria e të cilës ngriti shqiptarët në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.

Qeveria e kësaj partie futi Shqipërinë në rrugën e zhvillimit të shpejtë. Ajo ndërtoi marrëdhënie të shkëlqyera më SHBA, vendet e BE, Italinë, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe etj. Kjo parti arriti në vitin 2021 si një forcë politike e cila krijonte përshtypjen se ndodhej para altnerantivës “To be or not to be”. Si ndodhi kjo/ Miqtë e mi në vitin 2013, PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet. Realizoi rotacionin e pushtetit. Kryetari i saj dha dorëheqjen ashtu si i takon çdo kryetari ku humb zgjedhjet.

Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate që në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite de facto u faktua vetë si një kauk opozitar. Ai nisi drejtimin e partisë duke u përkulur në kundërshtim me ligjet, kushtetutën, fuqinë e pakufijshme të forcës që drejtonte, duke u përkulur para regjimit Ramës. Dy vite pas dorëzuam pushtetin Edi Rama i bllokoi bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit. Të gjitha këto projekte të mbështetura nga qeveria e PD.

Duke pasur një armatë të tërë demokratësh dhe duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit. Kryetari i Vendit nuk lëvizi një gjethe që t’i vinte Edi Ramës kufirin për vete, për ju, për qytetarët e Tiranës. Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi duke u trashur çdo nismë që nisi, e ndërpreu me urdhër të cilit, të kujt, askush se di. Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribute politike në këtë parti”, tha Berisha. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!